Coutinho ka një plan të ri për rikthimin në formë – fillon konsultat me psikologun

Coutinho ka një plan të ri për rikthimin në formë – fillon konsultat me psikologun

Philippe Coutinho është i vendosur që të kthehet në majat e formës së tij.

Ardhja e Xavi Hernandez në krye të stolit të Barcelonës, i ka dhënë një mundësi të re brazilianit, për të ardhur në shprehje.

Për këtë mundësi, Coutinho dëshiron të përgatitet sa më mirë edhe në aspektin mental. Siç raporton Santi Gimenez, braziliani po viziton një psikolog, përcjell Periskopi.

Coutinho nuk ka pasur momentet më të mira të karrierës së tij në ‘Camp Nou’. Ai vinte me bujë të madhe nga Liverpool, por te katalanët nuk tregoi shumë.

Trajneri i ri, Xavi Hernandez, ka bërë të ditur se e pëlqen stilin e brazilianit, prandaj një ‘ringjallje’ e tij është e mundshme./ Periskopi/

Shpërndaje në: