Covidi del në pauzë në Kosovë, IKShPK-ja s’kryen teste shkaku i grevës ndaj Kurtit

Covidi del në pauzë në Kosovë, IKShPK-ja s’kryen teste shkaku i grevës ndaj Kurtit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKShPK] i është bashkuar grevës tetë-orëshe të punëtorëve të shëndetësisë në kohën e pandemisë Covid-19.

Punëtorët e këtij institucioni nuk janë duke kryer testime për Covid-19 dhe as nuk po marrin mostra për analiza tjera.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë, sot do të mbahet grevë në institucionet shëndetësore, nga ora 7 deri në orën 15.

Mirëpo janë zotuar se do të ofrohen shërbime për rastet emergjente.

Shpërndaje në: