Cramon i reagon Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar

Cramon i reagon Borrellit: BE-ja duhet t’i përkrahë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Josep Borrell pas deklaratës së tij për aksionin kundër kontrabandës në disa pjesë të Kosovës, përfshirë veriun e Mitrovicës.

“Ju lutem, kritikoni shtetet ku nuk zbatohet sundimi i ligjit. BE-ja duhet t’i mbështesë shtetet që e luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Institucionet shtetërore që e bëjnë punën e tyre meritojnë respektin tonë të plotë. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja nuk ka të bëjë me operacionet e përditshme të policisë”, ka shkruar ajo në Twitter ku edhe e ka rishpërndarë postimin e Borrellit.

 

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së ka thënë gjatë ditës se të gjitha çështjet e hapura mes Kosovës dhe Serbisë duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, derisa këtë aksion e ka cilësuar si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar.

Shpërndaje në: