Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder – para Lionel Messit

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder – para Lionel Messit

Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo – 35 vjeç, është bërë futbollisti i parë miliarder, duke iu bashkuar edhe sportistëve të tjerë, Tiger Wood dhe Floyd Mayëeather, sipas Forbes.

Ish-ylli i Manchester United dhe Real Madridit, ka fituar mbi 500 milion gjatë karrierës së tij vetëm nga pagat.

Kjo shifër është parashikuar të tejkalojë 600 milion kur të rinovohet kontrata e tij aktuale me Juventusin në  në fund të sezonit 2021-22.

Ronaldo gjithashtu ka fituar para të majme gjatë karrierës së tij me Nike, me të cilin ka një kontratë të përjetshme.

Duke mos harruar edhe kompaninë, CR7, ai është ylli më i ndjekur në botë në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram, prej ku fiton më shumë se çdo person tjetër në planet. /Periskopi.com

Shpërndaje në: