Cristiano Ronaldo largohet nga Man United nëse ndodhë kjo katastrofë këtë sezon

Cristiano Ronaldo largohet nga Man United nëse ndodhë kjo katastrofë këtë sezon

Rikthimi i Cristiano Ronaldos te Manchester Unitedi nuk ka shkuar sipas planit deri tani.

Superylli portugez u rikthye në ‘Old Trafford’, pas 12 viteve larg ‘Teatrit të Ëndrrave’ dhe shumë menduan se ai do të jetë katalizatori për sfidimim për titull, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht për fansat e Unitedit, kjo nuk është materializuar, pavarësisht faktit se Ronaldo ka shënuar disa gola – 14 në 22 ndeshje në të gjitha garat, për të qenë ekzakt.

‘Djajt e Kuq’ aktualisht janë në pozitën e shtatë në Premier League përpara ndeshjes së tyre të domosdoshme për të fituar jashtë në Brentford të mërkurën në mbrëmje.

United pas kryesuesit të tabelës Manchester City me 24 pikë dhe është pesë prapa West Hamit në vendin e fundit të kualifikimit në Champions League.

Kjo thjesht nuk është e mirë dhe nëse ata nuk arrijnë ta kthejnë sezonin e tyre dhe të paktën të përfundojnë në vendin e katërt, Ronaldo mund të largohet.

Sipas ‘The Sun’, pesë herë ‘Topi i Artë’ do të kërkojë largimin nga klubi nëse nuk kualifikohet për në Champions League sezonin e ardhshëm.

Besohet se ka pasur bisedime mes kampit të Ronaldos dhe Richard Arnoldit, i cili do të marrë postin e shefit ekzekutiv muajin e kaluar.

Dhe ekipi i Ronaldos është shqetësuar me gjendjen aktuale të Djajve të Kuq, me vetë lojtarin të dëshpëruar për të vazhduar fitimin e trofeve në fazat e fundit të karrierës së tij – diçka që duket e pamundur në Old Trafford për momentin.

 

Shpërndaje në: