Cristiano Ronaldo mund të vendos një rekord unik sot në ndeshjen kundër Newcastle

Cristiano Ronaldo mund të vendos një rekord unik sot në ndeshjen kundër Newcastle

Nuk dihet akoma nëse Cristiano Ronaldo do të debutojë për herë të dytë me Manchester United sot ose jo.

United përballet me skuadrën e Newcastle United, në stadiumin ‘Old Trafford’, dhe e gjithë vëmendja shkon te Cristiano Ronaldo, nëse ai do të debutojë ose jo.

36 vjeçari ka bërë një karrierë duke thyer rekorde, me të fundit rekord që e vendosi me fanellën e Portugalisë. Por, ai mund ta vendosi një rekord unik sot ndaj Newcastle, nëse i jepet mundësia.

Nëse Ronaldo paraqitet sot kundër Newcastle, ai do të jetë lojtari që paraqitet në Premier League me hapësirën më të gjatë mes dy paraqitjeve (12 vite dhe 118 ditë), përcjell Periskopi.

Hera e fundit kur ai luajti në kampionatin anglez ishte në maj të vitit 2009, në ndeshjen kundër Arsenal.

Pas asaj ndeshje, Ronaldo kalonte te Real Madrid, e më pas dëshmohej edhe në Serie A me Juventus, për t’u kthyer së fundmi tek United. /Periskopi/

Shpërndaje në: