Cristiano Ronaldo rrugës të bëhet futbollisti i parë miliarder, pavarësisht shkurtesës në pagë

Cristiano Ronaldo rrugës të bëhet futbollisti i parë miliarder, pavarësisht shkurtesës në pagë

Cristiano Ronaldo është qartazi në rrugë të bëhet futbollisti i parë në histori, pasuria e të cilit arrin në shifrën prej një miliard dollarëve amerikan.

Pavarësisht se pranoi shkurtesë multi-milionëshe në pagë për ta ndihmuar Juventusin në krizë, superylli portguez do të fitojë mal me para këtë vit, transmeton Periskopi.

Ylli i golfit, Tiger ëoods dhe legjenda e boksit, Floyd Mayëeather janë sportistët e vetëm aktiv që kanë pasuri miliardëshe.

Ronaldo with his family in Portugal

Pavarësisht faktit se Ronaldo nuk është lojtari më i paguar në botë – është Lionel Messi – ai fiton shuma të jashtëzakonshme nga aktivitetet e jera.

“Forbes” raporton se Ronaldo fiton 40 milionë euro në vit vetëm nga kompanitë e veshëmbathjeve si Nike dhe të tjera.

Ai poashtu fiton rreth 60 milionë euro me bonuse nga Juventusi, derisa me marrëveshjet e tjera kontraktuale kjo shumë mund të arrijë deri në 100 milionë. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: