Cristiano synon rekordin e radhës – mund ta thyej sonte ndaj Young Boys

Cristiano synon rekordin e radhës – mund ta thyej sonte ndaj Young Boys

Cristiano Ronaldo është vënë në ndjekje të një tjetër rekordi.

Ylli portugez thyen shpesh rekorde, dhe sonte mund ta bëjë prapë një gjë të tillë, në ndeshjen që Manchester United e luan ndaj Young Boys.

Ndaj Young Boys, Ronaldo mund ta regjistrojë ndeshjen numër 177, si lojtari me më së shumti paraqitje në kompeticion, përcjell Periskopi.

Ky rekord aktualisht mbahet nga ikona spanjolle, Iker Casillas, i cili po ashtu ka 177 ndeshje të regjistruara.

Ronaldo ka bërë paraqitje në Champions League me fanellën e skuadrave si Real Madrid, Juventus e Manchester United.

Më poshtë mund t’i shihni lojtarët me më së shumti paraqitje në Champions League.

  1. 177 Iker Casillas, 
  2. 176 Cristiano Ronaldo, 
  3. 151 Xavi Hernandez, 
  4. 149 Lionel Messi, 
  5. 142 Raúl González, 
  6. 141 Ryan Giggs, 
  7. 130 Karim Benzema, 
  8. 130 Andrés Iniesta,
  9. 129 Sergio Ramos,
  10. 125 Clarence Seedorf. /Periskopi/

Shpërndaje në: