Çuashi: Muret nuk i takojnë të kaluarës siç po thotë Kadri Veseli
Sipas tij një gjë e tillë po ndodh për shkak se Qeveria po manipulon me opinionin publik.
“Çështja e zhvillimeve të fundit në veri të vendit është tepër shqetësuese dhe duhet të them se ajo që po ndodh në ditët e fundit është vetëm një manipulim i opinionit sepse po zhvillohet një cirk në lidhje me murin. Kryetari i kuvendit dje ka deklaruar se muret i takojnë të kaluarës ndërsa nesër fillon ndërtimi i një muri të ri”, ka thënë ai.
Sipas tij, gjithë kjo mbulesë ka për qëllim të mbulojë dy cështje të rëndësishme për vendin e që nuk po i bëjnë publike.
“Këto kanë për qëllim marrëveshjen e vitit 2016 që përcakton një shesh që bllokon magjistralen e vetme të Jugut me Veriun. Dhe e dyta është formimi i asociacionit dhe është vendimtar në kuadër të këtyre negociatave dhe po mbulohet me çështje sekondare, përmes mureve”, ka shtuar ai



