ÇUDË: Burri mitrovicas e thirr Policinë, ‘mendon se është babai i Isa Boletinit’

ÇUDË: Burri mitrovicas e thirr Policinë, ‘mendon se është babai i Isa Boletinit’

Barazia gjinore vazhdon të mbetet një problem shumë i madh në shoqërinë tonë. Një rast mjaft i çuditshëm ndëkohë është raportuar në Policinë e Kosovës.

Një burrë e ka raportuar në Policia një grua [nuk dihet nëse ishte gruaja e tij] e cila sipas tij nuk ishte kujdesur për fëmijën e tij, e i cili ishte rrëzuar.

Nuk dihet pse z. Burrë ka besuar që gruaja në fjalë e kishte obligim të kujdesej për fëmijën e tij, e as nuk dihet pse z. Burrë nuk është kujdesur vetë për fëmijën, përcjell Periskopi.

Policia ka nisur hetimet për rastin.

Periskopi i bën thirrje Policisë që në raportet 24 orëshe të publikojë edhe inicialet e personazheve dhe po ashtu burrave që të përditësojnë botëkuptimet e tyre. /Periskopi 

Shpërndaje në: