Çudë: Filmi i ri horror i Netflix i lë me trauma shikuesit, thonë se po shohin “dreqin”

Çudë: Filmi i ri horror i Netflix i lë me trauma shikuesit, thonë se po shohin “dreqin”

Filmi i ri i Netflixin i titulluar Eli po tmerron shikuesit e tij në atë masë sa disa prej tyre kanë filluar të shohin “dreqër”

Me aktorë kryesorë Kelly Reillyn, Charlie Shotwellin dhe aktoren e Stranger Things Sadie Sinkun, Elie ka të bëj me një djalë të ri me një çrregullim auto-imun që nënkupton se është i paaftë të ndërveprojë me botën e jashtme dhe duhet të mbahet mbyllur brenda pajisjes së tij speciale plastike.

Prindërit e Elit e dërgojnë atë në një pajisje të çuditshme që i mundëson atij që të largohet nga kostumi i tij dhe fizikisht të ndërveprojë me të tjerët – dhe e gjithë kjo deri sa të kalojë nëpër eksperimente misterioze që doktori i pajisjes thotë se do ta shërojnë nga çrregullimi, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Eli më pas nis të përjetojë vizione super-natyrore dhe fillon të besojë se gjërat nuk janë siç duken.

Në Twitter një person shkroi: “Veç sa e pashë Eli-n në Netflix dhe iu BETOHEM se kam filluar të shoh dreqër në këndet e syve të mi – NDIHMË!”

Të tjerë janë ankuar për eksperienca të çuditshme që iu ndodhën menjëherë pas shikimit të filmit, me një tjetër që shkroi në Twitter: “E pashë filmin e ri Eli dje në Netflix… dhe dera e zyres sime gërviu ngadalë pa asnjë shkak.”

Fundi i çuditshëm i këtij filmi, që radikalisht ndryshon zhanrin është lavdëruar por edhe është përcjellur me tronditje. /Periskopi

Shpërndaje në: