Çudë: Trumpi e urdhëron Japoninë ta nominojë për Nobel për Paqe

Çudë: Trumpi e urdhëron Japoninë ta nominojë për Nobel për Paqe

Kryeministri japonez ka refuzuar të mohojë pretendimet se ka nominuar presidentin amerikan, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, përkthen Periskopi.

Z.Trump tha të Premten që ka marrë një “kopje të bukur” të një letre të dërguar nga Shinzo Abe komitetit për Nobel.

Komenti ndolli shumë kritika në Japoni dhe z.Abe u pyet nëse e kishte bërë një gjë të tillë në parlament.

Gazeta japoneze Asah Shumbin po ashtu pretendoi se kryeministri japonez e kishte nominuar z.Trump me kërkesë të këtij të fundit, duke cituar burime të paidentifikuara.

Në përgjigjje ndaj tyre, z.Abe tha: “Refuzoj të komentoj, duke qenë se komiteti nuk lejon të deklarohen rekomanduesit.” /Periskopi

Shpërndaje në: