Çudia e Zotit – Tifozët ia vodhën medaljen e kampionit trajnerit të Milanit, ai kërkon të ia kthejnë

Çudia e Zotit – Tifozët ia vodhën medaljen e kampionit trajnerit të Milanit, ai kërkon të ia kthejnë

Stefano Pioli u ankua publikisht se i kishin vjedhur medaljen e titullit kampion dhe bëri apel që t’ia kthejnë sërish, pasi ishte e vetmja që kishte fituar në karrierë, megjithatë zgjidhja duket se ka ardhur ndryshe.

Ka qenë Liga e Serisë A, që nëpërmjet një postimi në Twitter, ka qetësuar trajnerin kuqezi, duke i premtuar se do t’i japin një tjetër, në mënyrë që të bëjë të paharrueshëm suksesin e tij në pankinën e Milanit.

Piolit i humbi medalja teksa ishte duke festuar me tifozët kuqezi në “Mapei Stadium”, menjëherë pas fitores 0-3 ndaj Sassuolos, që shpalli Milanin zyrtarisht kampion.

Shpërndaje në: