Cullak polici, cullak narkotrafikanti i dhunshëm – Rrëfimi për kapjen në saunë

Cullak polici, cullak narkotrafikanti i dhunshëm – Rrëfimi për kapjen në saunë

Një polic që ishte në pushim e njohu dhe e arrestoi një diler droge pavarësisht faktit se të dy burrat ishin cullak.

Një polic suedez me sukses e ka arrestuar një të arratisur të dhunshëm i kërkuar si diler droke derisa të dy ishin cullak në një saunë të Stockholmit, ka raportuar SVT, përkthen në shqip Periskopi.

Polici që s’i është zbuluar emri u ul në saunë kur e dalloi njeriun që kërkoi nga shteti i tij, e i cili ishte në arrati pasi kishte marrë dënim me burg për shpërndarje droge dhe sulm ndaj një zyrtari publik.

“Ai kurrë s’kishte ardhur për të vuajtur dënimin, kështu që natyrshëm u fut në listën e të kërkuarve,” tha Christoppher Bohman, zëvendës-shef i policisë në lagjen e Rinkebyt në Stockholm. “Ky polic ishte jashtë detyrës, dhe rastësisht – e po ashtu disi në mënyrë komike – të dy burrat njohën njëri-tjetrin në saunë.”

Bohmani e lavdëroi policin për veprimin e tij gjakftohtë në një moment që shumë lehtë mund të eskalonte, duke thënë që arrestimi kishte ndodhur në mënyrë profesionale dhe jodramatike.

“Është natyrisht shumë më e lehtë të veprosh kur ke kolegët me vete, apo edhe mjetet e duhura të punës,” tha ai. “Ai ishte i zhveshur dhe kjo e bënte të zorshme.” /Periskopi

Shpërndaje në: