Cullaku i Burim Berishës së Fushë Kosovës: Del në fund të listës me komuna si Zveçani e Leposaviqi

Cullaku i Burim Berishës së Fushë Kosovës: Del në fund të listës me komuna si Zveçani e Leposaviqi

Kryetari aktual dhe njëherësh edhe kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Burim Berisha është në krye të kësaj komune për katër mandate radhazi. Kjo Komunë është njëra ndër komunat me shkallën më të ulët të përmbushjes së indikatorëve vlerësues të transparencës, përcjell Periskopi.

Sipas Institutit Demokratik të Kosovës (IDK), Komuna e Fushë Kosovës radhitet në pozitën e 46 me 52 pikë apo 59.09%, ku pasojnë komunat me shumicë serbe si, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq, Novo Bërdë, Zubin Potok.

“Komuna e Fushë Kosovës është vlerësuar me zero pikë katërmbëdhjetë (14) indikatorë, përshfirë: mos përshkrimi i një historiku të shkurtër në ueb faqen e komunës, mos publikimi i Planit të vepriit për transparencë, mos publikimi i video linqeve nga mbledhjet e kuvendit të komunës, mos transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave të kuvendit të komunës, mos konsolidimi i Këshillave Lokal mos infomimi i duhur në përmbushjen e obligimeve të komunës në proceset integruese nga niveli lokal, mos kthimi i përgjigjeve në kërkesat për qasje në dokumente publike, mos publimi i Planit të punës së kryetarit për vitin 2021, mos publikimi i borgjit publik komunal, mos publikimi i listës së pronave komunale të dhëna me qira, mos hapja e të dhënave të formatin “Open Data”, si dhe mos ofrimi i një linje telefonike pa pagesë për qytetarët, janë indikatorët që janë vlerësuar me zero (0) pikë gjatë priudhës janar – qershor 2021″.

“Komuna e Fushë Kosovës, pjesërisht transparente është treguar në tetë (8) indikatorë: mos ofrimi i materialeve përcjellëse për pikat e rendit të ditës në gjitha seancat e mbajtura gjatë kësaj periudhe, mos publikimi i të dhënave biografike për gjithë anëtarët e kuvendit të komunës, mos publikimi i të gjithë procesverbalet e mbledhjeve të kuvendit të komunës, mos publikimi i të gjitha dokumenteve në të gjitha gjuhët zyrtare, mos publikimi i të dhënave biografike për gjithë drejtorët e drejtorive komunale, mos ofrimi i një mekanizmi përcjellës / paralel për regjistrimin e kërkesave të qytetarëve dhe përcjellja e statusit të kërkesave, mos publikimi i kontakteve të Zyrës për Informim si dhe mos publikimi i listës së hollësishme për shërbimet që ofron institucioni për publikun, janë indikatorë që janë vlerësuar si pjesërisht transparent gjatë kësaj periudhe”, thuhet në transparometrin komunal të IDK’së.

Ndër të tjera vlen të theksohet se kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha, në llogarinë e tij në ‘Facebook’ kyqet vetëm në kohë fushate.

Llogaria e Berishës është “riaktivizuar” këtë vit më 14 qershor ku sërish është zyrtarizuar si kandidat për Komunën e Fushë Kosovës. Postimi i fundit para këtij viti është më 14 shtator 2019 në kohën e fushatës së zgjedhjeve parlamentare.

Këtë vit shihet një garë e fortë për të parin e Fushë Kosovës, ku si kandidat i denjë për kryetar të Komunës është ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahim Ternava.

Zgjedhjet lokale në Kosovës pritet të mbahen më 17 tetor 2021./PERISKOPI/

 

 

 

 

Shpërndaje në: