Daçiq: Gjermania e thirri takimin në Berlin pa u konsultuar me askënd, duan të na bëjnë presion

Daçiq: Gjermania e thirri takimin në Berlin pa u konsultuar me askënd, duan të na bëjnë presion

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë Ivica Daciq ka thënë se tubimi i ardhshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Berlin nuk do të jetë vendimtar për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Daçiq për televizionin serb “Prva” ka thënë se Serbia nuk do të lëshojë pe ndaj “presioneve e shantazheve”.

Sipas Daçiqit, Gjermania e ka organizuar këtë tubim pa konsultime me shtetet tjera, pos Francës, gjë që sipas tij, “është dëshmi se secili dëshiron të marrë një liderizëm” në “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”.

Daciq e ka vlerësuar si “të dobishme për serbët në Kosovë” Marrëveshjen e Brukselit, por ka thënë se nuk është realizuar për shkak të “tolerancës së bashkësisë ndërkombëtare” ndaj Prishtinës.

Duhet theksuar se Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme e siguri, Federica Mogherinit, ka reaguar ndaj deklaratave të Daçiqit, duke thënë se nuk është e vërtetë se tubimi i Berlinit është ftuar pa dijen e Brukselit dhe shteteve anëtare.

Po ashtu, duhet përkujtuar se bisedimet mes Kosovës e Serbisë kanë të bëjnë me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, e jo siç i quan Daçiq dhe zyrtarë të tjerë si bisedime për “zgjidhjen e çëshjtes së Kosovës”.

Shpërndaje në: