Daçiq: Greqia na siguroi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Daçiq: Greqia na siguroi se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se Greqia e ka siguruar që nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës gjatë vizitës së tij në Athinë.

Ai ka thënë se këtë gjë ia kanë thënë përfaqësues të qeverisë dhe opozitës, si dhe kryepeshkopi, njofton Klan Kosova.

“Na takon neve që ta mbajmë temën aktive në çdo kohë”, ka thënë Daçiq, shkruan Telegraf.rs.

“Përfaqësuesit e qeverisë, pra kryetari i parlamentit, kreu i opozitës, kryepeshkopi, të gjithë thonë të njëjtën gjë dhe kjo është se Greqia nuk do ta njohë pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës. Varet nga ne që ta mbajmë këtë temë aktive, domethënë të bëjmë atë lloj pyetjeje sepse është me rëndësi të madhe për ne”.

Daçiq thotë se kryepeshkopi Jeronim i ka thënë se Kosova është “po aq e rëndësishme për serbët sa Akropoli është për grekët”.

Shpërndaje në: