Daçiq i dërgon mesazh kërcënues politikanëve të Kosovës

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, u ka dërguar mesazh politikanëve kosovar.

Daçiq po thotë që ka informata që politikanët nga Prishtina po lobojnë tek vendet që kanë tërhequr njohjen e Kosovës.

Kjo në mënyrë që këto vende të anulojnë tërheqjen e njohjeve.

Kësisoj, Daçiq po thotë që nëse nuk ndalet Kosova, atëherë fushatës do t’ia filloj edhe Serbia, e sipas tij, do të jenë më të suksesshëm.

“Ata po e përdorin këtë situatë për qëllime të tyre. Nëse vërejmë që nuk po e respektojnë marrëveshjen, e po sillen komplet ndryshe, ne do të vazhdojmë fushatën tonë dhe sigurisht që do të jemi më të suksesshëm se ata”, ka thënë Daçiq.

Një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë ishte arritur para takimit me Richard Grenell që nuk u bë asnjëherë, ku thuhej se edhe Kosova por edhe Serbia do të ndalin fushatën e tyre si po ashtu edhe kundër njohjes dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

Shpërndaje në: