Daçiq: Referendumi s’ka lidhje me njohjen e Kosovës, Serbia po shkon drejt BE-së

Daçiq: Referendumi s’ka lidhje me njohjen e Kosovës, Serbia po shkon drejt BE-së

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se është interes i tyre anëtarësimi në Bashkimin Evropian, por duhet të mbrojnë interesat kombëtare kur bëhet fjalë për Kosovës.

Daçiq këto komenti i bëri në prag të referendumit që do të mbahet në Serbi për ndryshime kushtetuese. Referendumi do të mbahet më 16 janar.

“Serbia shkon drejt BE-së. Është interesi ynë që të jemi anëtare e BE-së, por natyrisht është interes që të mbrojmë interesat kombëtare dhe shtetërore dhe pa kompromis në drejtimin që të njohim Kosovën, ose diçka të ngjashme. Kjo është e papranueshme për neve. Referendumi nuk ka lidhje me njohjen e Kosovës”, ka thënë Daçiq në Happy TV.

Me Kushtetutën aktuale, Serbia e ka Kosovën si pjesë të saj, dhe pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve, edhe me ndryshimet e reja kushtetuese, nuk pritet të ndryshojë një gjë e tillë.

 

Shpërndaje në: