Daily Mail shkruan për telashet e aeroplanit me udhëtarë kosovarë (Video)

Daily Mail shkruan për telashet e aeroplanit me udhëtarë kosovarë (Video)

Gazeta prestigjioze britanike Daily Mail ka shkruar për momentet e turbulencave të dhunshme në fluturimin prej Kosovës për në Zvicër, dhe me pijet e nxehta të një stjuardese që ranë në dysheme, shkruan Periskopi.

Pamjet nga video-t e marra nga fluturimi i ALK Airlines që po udhëtonte prej Prishtinës në Bazel, tregon se si një udhëtar digjet me një pije.

Një grua tjetër mund të shihet duke u lutur me duar të mbledhura.

Ulëset ishin shkëputur dhunshëm nga dyshemeja, ndërsa rripat e sigurisë ishin çkyer me pasagjerët që po gjakoseshin nga lëvizjet e dhunshme të aeroplanit në ajër.

Këto pamje ishin filmuar nga Mirjeta Basha që tha se turbulencat zgjatën rreth 5 minuta dhe kishin nisur 30 minuta pas nisjes së fluturimit./Periskopi

Shpërndaje në: