Daka ankohet tek Avokati i Popullit: Është për të ardhur keq kur e para e shtetit e juristja bën aso akuza

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka ka dorzuar ankesën për shkarkimin e saj nga ky post tek Avokati i Popullit.

Ajo ka thënë se vendimi për ankesë tek Avokati i Populit erdhi pasi asaj nuk i lejohet që ta ankohet vet dhe se po ashtu, deputetët e Kuvendit nuk treguan gatishmëri që të çojnë në Kushtetuese vendimin e presidentes, Vjosa Osmani.

“Të shqyrtohet Kushtetueshmëria e vendimit të presidentes në rastin e shkarkimit tim. Mendoj që pas raportit që kanë dalë edhe nga Bashkimi Evropian. Kom konsideru që deputetët do t’i mbledhin nënshkrimet dhe ta kërkojnë vlerësimin e kushtetueshmërisë së vendimit të Osmanit, por si duket nuk kanë pas shumë gatishmëri dhe meqë ishte fushatë zgjedhore nuk ka dashtë ta marrin këtë përgjegjëgjësi.”, ka thënë ajo, raporton Periskopi.

Daka u shpreh se i ka ardhur keq kur një juriste dhe e para e shtetit, Vjosa Osmani bënte akuza kinse për pengim të procesit zgjedhor.

“Është për të ardhur keq kur flet një juriste dhe e para e shtetit, nëse ka pasur njohuri që ka diçka të paligjshme është dashtë të bëjë kallëzim penal e jo të më shkarkojë.”, u shpreh ajo.

Tutje, Daka ka thënë se vendimi për shkarkimin e saj ka qenë pa bazë ligjore dhe me shumë të pavërteta.

“Arsyetimi i cili është dhënë ka qenë pa bazë ligjore, jam akuzu për vendimin për lejimin me votu më dokumente pa afat edhe pse unë kam qenë kundër atij vendimi, jam akuzu edhe për diasporën ku më kanë akuzu që po i konsideroj si qytetarët të dytë…”

“Ka pasë shumë të pavërtëta që janë për me të ardhë keq dhe tash pres çka po vendos Avokati i Popullit dhe i njejti pas përfundimit të afatit prej 6 muajve, ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.”, ka thënë ajo. /Periskopi/