Daka i fton ambasadorët në QNR

Daka i fton ambasadorët në QNR

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka  sot  në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka ftuar sot ambasadorët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme ndërkombëtare të akredituara në Kosovë.

Të pranishëm ishin Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott si dhe Ambasada e Italisë dhe Zyra Ndërlidhëse Greke.

Daka u tregoi atyre aktivitetet që janë duke u zhvilluar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve si dhe shpjegoi procedurat në QNR.

Daka i njoftoi ambasadorët dhe përfaqësuesit ndërkombëtar që Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke implementuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe është duke rinumëruar më shumë se 1400 vendvotime.

Shpërndaje në: