Daka ia kthen Presidentes: Raporti i BE-së përmendi qartë kërcënimin që bëtë ndaj meje

Daka ia kthen Presidentes: Raporti i BE-së përmendi qartë kërcënimin që bëtë ndaj meje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbajti së fundi një konferencë për media në të cilën fokusi i saj ishte deklarimi lidhur me publikimin e Raportit të Progresit për Kosovën.

Por gjatë deklarimit të saj, Osmani ndaloi edhe tek paralajmërimi që para pak ditës ish-kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka dha për lajmi.net ku theksoi sedo ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese vendimin për shkarkimin e saj.

Por këtë paralajmërim të Dakës, Osmani e cilësoi si kërcënim, e që sipas saj nuk do ta spraps.

“Mua nuk do të mund të më spraps askush me kërcënime për dërgim në Gjykatën Kushtetuese. Mbi të gjitha kam mandat të qartë popullor dhe nga kjo nuk do të tërhiqem në asnjë moment”, tha Osmani.

Lidhur me këtë, lajmi.net ka kontaktuar ish-kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka e cila ndër të tjerash ka thënë se nuk ka koment lidhur me deklarimet e Osmanit, por që ka të drejtën të shfrytëzoj të gjitha mjetet juridike për këtë rast.

“S’kam koment. Unë nuk kërcënoj askënd, kam të drejtë t’i shfrytëzoj mjetet juridike si të gjithë të tjerët në këtë shtet”, deklaroi Daka.

Përpos kësaj, Daka tha se vlerësimi i Bashkimit Evropian lidhur me zgjedhjet e 14 shkurtit është publik tashmë dhe se të gjitha lidhur me këto zgjedhje janë thënë edhe në raportin e fundit të BE-së.“Asnjë vërejte nuk është në raport për mua si Kryetare e KQZ-së, përkundrazi në raport potencohet edhe kërcënimi i Vjosa Osmanit për shkarkimin tim derisa ishte U.D e Presidentes”, shtoi Daka.

Shpërndaje në: