Daka: Raporti i BE’së ka konfirmuar atë që shumë kanë thënë që vendimi i Presidentes nuk mbështetej me ligj

Daka: Raporti i BE’së ka konfirmuar atë që shumë kanë thënë që vendimi i Presidentes nuk mbështetej me ligj

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka komentuar reagimin e vëzhguesëve të BE’së thanë që vendimi për shkarkimin e Dakës nuk mund të mbështetej me ligj.

Daka ka thënë se raporti i BE’së nuk është i vetëm raport që ka konfirmuar se vendimi për shkarkimin nuk mund të mbështetej me ligj por ka edhe disa raporte të tjera që publiku dinë më pak.

“Raporti i BE’së ka konfirmuar atë që jo vetëm unë por shumë kanë thënë që Presidentja pa të drejtë dhe pa ndonjë arsye ligjore më ka shkarku nga pozita e kryesueses së KQZ’së. Nuk është vetëm ky raport, kemi edhe disa raporte të tjera që publiku dinë më pak, është edhe raporti i ENEMO’së, të cilët kanë vëzhguar zgjedhjet e 17 tetorit të cilët kanë lëshuar të njëjtin konstatim. Për më tepër, këtu citohet edhe komisioni i Venecias, kodi i praktikave të mira ku thuhet se organi i cili emëron kryesuesin që organizon zgjedhjet, nuk mund t’i lejohet presidentes që me vetëdëshirë ta shkarkojë”, ka thënë Daka./PERISKOPI/

Shpërndaje në: