Daka: Do të çuditesha nëse do të organizonim zgjedhje jo të parakohshme!

Daka: Do të çuditesha nëse do të organizonim zgjedhje jo të parakohshme!

Kryetarja e Komisionit Zgjedhor, Valdete Daka duke folur për zgjedhjet e parakohshme të Kosovës ka thënë se nuk ka pritur që të njëjtat të mbahen kaq shpejt.

“Nuk i kemi pritur kaq shpejtë, i kemi pritur që do të jenë këtë vit, por jo kaq shpejtë. Kaq shumë zgjedhje kemi organizuar, sa do të isha çuditur nëse kishim organizuar zgjedhje të rregullta”.

“Zgjedhjet e parakohshme janë bërë rutinë tek ne. Nuk është befasi e madhe, nuk është pengesë e madhe”.

Daka që është e ftuar në Zona B të Klan Kosova ka treguar se deri tash janë regjistruar 59 parti dhe 1 ankesë.“Deri më sot asnjë nga ta nuk është deklaruar se nuk do të garojë në zdhedhje. Këtë ankesë e ka paraqitë anëtari serb i KQZ në PZAP, i cili është ankuar se një parit është regjistruar kundër ligjit”.

Shpërndaje në: