Dakoordim, jo marrëveshje: Si e pamë sot Kurtin në Kuvend pasi lëshoi pe për targa

Dakoordim, jo marrëveshje: Si e pamë sot Kurtin në Kuvend pasi lëshoi pe për targa

Kryeministri Albin Kurti ndonëse mbrëmë nuk bëri asnjë cicërimë pas marrëveshjes për targat, nuk kishte si të ikte nga kjo sot në Kuvend. Ai para deputetëve, por edhe gjithë popullit tha se në Bruksel të mërkurën nuk pati marrëveshje, por dakoordim. Sido që të jetë, Qeveria e tij i bie që të tërhiqet nga vendimi për riregjistrim të targave ilegale serbe dhe ato t’i kemi edhe për një kohë.  Kryeministri deri dje rezistoi fort, madje duke sjellur pasoja për vendin, shkruan Periskopi.

‘’Nuk ka marrëveshje, por ndryshim deklarate të Borrellit’’. Është kështu njëra frazë e Kurtit teksa arsyeton krejt atë çka doli mbrëmë nga tavolina Bislimi – Petkoviq-Lajçak.

‘’Të hënë në mbrëmjë mua më është ofruar një dokument që ka pasë 95 fjalë dhe fjalët Francë e Gjermani s’kanë qenë askund dhe nuk i referohen propozimit, përveç çështjes së targave te çështja e këtij propozimi. Kjo që u dakorduam mbrëmë i ka 194 fjalë. Ata që thonë ajo që s’është pranuar të hënën, është pranuar të mërkurën, nuk e dinë cka po flasin. Është dyfish tekst më shumë se të hënën. Nuk është marrëveshje, por dakoordim. Ajo cka është bërë mbrëmë është ndërruar deklarata e Borrellit, ne nuk kemi ndryshuar qëndrim, por Borrelli deklaratë. Marrëveshje e mbrëmshme nuk është marrëveshje për targa. Nuk do bëjmë gjobitje për targa KM, por do i japim hapësirë negocimit evropian’’, tha Kurti.

Kurti  ndërsa tha se targat ilegale “gradualisht do të nxjerren nga përdorimi’.

“Tjetra është që pjesa e targave në marrëveshjen e mbrëmshme nënkupton që Qeveria nuk lëshon dhe regjistron targa të reja. Ajo është e qartë në tekst dhe gradualisht targat e paligjshme do të nxjerren nga përdorimi sipas një mekanizmi të tillë”, tha Kurti.

“Ne arritëm ta zbatojmë parimin e reciprocitetit në atë seksion të marrëveshjes që u bë deklaratë e Borrellit, por theksojmë se ajo është e vlefshme deri në përfundimin e negocimit të dokumentit franko-gjerman. Kur të kryhet ky negocim, atëherë skadon edhe afati i këtij dakordimi”, shtoi ai.

‘’Qëllimi ynë ishte që cështja e planit franko gjerman të bëhet cështje e bisedimeve mes neve. Ishte e qartë nga vet deklarata e zv.presidentit Borrell se dicka e tillë nuk ishte përfshirë në diskutimet e ditës së hënë. Tash ajo figuron qartë, dhe në paragrafin e parë. Kjo është një arritje e madhe se për herë të parë procesi i dialogut hyn në një fazë të tillë.

Më 18 gusht Borrell ka bërë një kontribut të cmuar se ka strukturar pika e parë me kornizën e marrëveshjes. 18 gushti më e rëndësishmja në dy vitet e fundit sa i përket dialogut.

Njëmend targat është cështje teknike, pajtohem por duhet pranuar se në shtatorin e vitit të kaluar kemi nisur të mos ta trajtojmë vec ashtu prej kur ambasdori rus erdhi në Jarinjë e Bërnjak e ngritën në avion. Por pasojat janë më shumë se politike. Jam dakorduar që pika e dytë në dialog të jetë cështje aktuale.

Zajednica në marrëveshjen e mbrëmshme: Ja si e përbishtënon Kurti pikën më të rëndësishme

Kryeministri Albin Kurti teksa ka folur për dakordimet e djeshme në Bruksel, ka përmendur edhe faktin që BE e Serbia të hënën kanë kërkuar formimin e Asociacionit.

‘’Marrëveshjet e kaluara janë  nënkuptuar si dimension i përgjithshëm, nuk mund ta mohojmë një nënkuptim të tillë të BE’së. Cdo gjë lidhur me të do nënkuptohet në kUAdër të projektit të BE’së. Kemi pranuar se marrëveshjet e Brukselit janë në element të fushëveprimit të planin franko gjerman në tërësinë  dhe ambikuiteitn e tyre bashkërisht. Dakoordinim ynë është një njohje, e jo qëndrim ndaj dickaje konkrete. Asnjë referencë e një marrëveshje konkrete nuk kemi pranuar të përfshihet në dokumentin e mbrëmshëm. Kur kam qenë në bisedime të hënën, insistim ka qenë të jetë Asociacioni i komunave. Dhe është dallim i madh ndërmjet të hënës dhe të mërkurës. Të hënë ka qenë Borrell e Lajcak, e dje veç Lajcaku.”

Më thanë është Evropian, jo franko-gjerman

Në bisedë e sipër me ta, Kurti thotë se ka diskutuar për propozimin franko-gjerman. Por gjatë bisedës Kurti citon që Borrell t’i ketë thënë ashpër që mos ta quajë propozimin franko-gjerman por Evropian.

“Më datën 11 nëntor kur e kam takuar në Paris zt. Borrell e Lajcak me ekipin tim të këshilltarëve kur isha atje. Unë kur thash propozimin franko-gjerman ai reagoi bukur ashpër dhe tha ky është propozim evropian. Unë i thash në rregull, tash e tutje do ta quaj propozimin evropian më mbështetjen e Francës e Gjermanisë. Mirëpo unë të hënën e pashë që është në fakt franko-gjerman. Por meqë insistohet të quhet i Bashkimit Evropian, nuk kam problem me atë punë”, ka thënë Kurti.

Kurti nevojtar ndaj opozitës për dialogun: Unë as nuk mundem pa juve, e as nuk duhet pa juve

Kryeministri Albin Kurti teksa ka folur për dialogun, i është drejtuar opozitës se nuk mund të vazhdojë në këtë proces pa mbështetjen e tyre, transmeton Periskopi.

‘’ Unë as nuk mundem pa juve, e as nuk duhet pa juve. Pse e keni kryeministrin në parlament ma shumë se shumë deputet. Shumë vijnë ma rrallë se unë.’’, tha Kurti.

”Qeveria ka nevojë dhe nuk ka si t’ia del dot pa Kuvendin, ne kemi nevojë për mbështetjen e juaj, ju keni nevojë për njoftimin tonë, por që të gjithë bashkë kemi nevojë për diskutim, dhe unë jam i gatshëm ta bëj këtë, edhe në seancë plenare, edhe në takime me liderët, për shkak se nuk dua të eci vetëm”.

S’ju them serbëve kthehuni!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për largimin e serbëve nga institucionet duke thënë se atyre mund t’ju thotë “mos shkoni”, por jo “kthehuni”.

Unë i kam bërë thirrje që mos t’i braktisin ato, mos shkoni kam thënë, por nuk ju kam thënë kthehuni, nuk kam të drejtë t’i them kthehuni. Shkuarja e tyre është akt individual politik, kthimi i tyre është çështje ligjore-kushtetuese”, tha ai.

Kurti ka komentuar edhe betimin e deputetëve të rinj të Listës Serbe.

“Nuk kam qenë në seancën e kaluar, por e pamë që u kthyen, u kthyen dhe e dhanë betimin, por nuk u kthyen ata që shkuan, u kthyen do tjerë, kthimi nuk mund të bëhet politikisht është çështje juridike, ligjore e kushtetuese.”, tha Kurti.

“Sa i përket dialogut me serbët, dhjetë serbë të Kosovë që udhëheqin organizata të ndryshme i kam takuar dje. Por duhet ta kuptoni një gjë, nuk duan fotografi prej takimit. Nuk duan fotografi prej takimit. Por ndodh dialogu me serbët e Kosovës. Por unë nuk mund t’i mbrojë ende ata. Mua më vjen shumë keq që gjashtë vetura të serbëve janë djeg e unë s’kam arritur t’i mbrojë. Më vjen shumë keq” – theksoi Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës./PERISKOPI/

Shpërndaje në: