Dalin emrat e asambleistëve të VV-së në Gjilan: Kurteshi më i votuari

Periskopi.com Lajme

Duket se Ismajl Kurteshi ka dalë kandidati më i votuar për Asamblenë komunale të Gjilanit nga radhët e Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Djali i axhës së Albin Kurtit ka fituar më së shumti vota në nivel komunal.

Pas tij renditen Arianit Sadiku, Besnik Shala, Laurant Shabani, Valdrin Bajrami, Ardhmërie Musliu, Arbër Musliu, Mimoza Kadriu dhe Krenare Latifi, përcjell Periskopi.

Alban Hyseni, kandidati i VV-së nga komuna e Gjilanit për kryetar, do të jetë në balotazh përballë Lutfi Hazirit të LDK-së. /Periskopi