Dalin fotot: Ja si është shkatërruar Katedralja e Notre Dame-it (Foto)

Dalin fotot: Ja si është shkatërruar Katedralja e Notre Dame-it (Foto)

Qindra miliona euro janë premtuar për të rinovuar katedralen e Notre Dame-it pas zjarreve shkatërruese të së hënës. Madje, këtyre qindra-milionave edhe Qeveria e Kosovës i ka shtuar disa para sa për kusur, si një gjest i mirë miqësie me Francën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka premtuar që Katedralja do të rindërtohej e do të bëhej edhe më e bukur se më parë, por disa ekspertë kanë paralajmëruar se për një rindërtim të mirëfilltë do të duheshin disa dekada kohë.

Imazhet nga brendia e Katedrales tregojnë shkallën e dëmtimit të saj.

Këto imazhe janë marrë nga BBC, të përgatitura nga Periskopi.

Zjarrfikësit kanë dërguar dronë që të shohin shkallën e shkatërrimit të ndërtesës gotike

Spiralja e katedrales po ashtu u shkatërrua nga flakët

Ekspertët nuk janë lejuar brenda që të vlerësojnë dëmin

 

Shpërndaje në: