Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Irlandë e Veriut.

Kjo ndeshje do të zhvillohet më 9 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri”, teksa për “Dardanët” do të jetë ndeshja e tretë në Ligën e Kombeve.

FFK ka njoftuar këtë të hënë se shitja e biletave tashmë ka filluar në platformën online.

LINKU

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund t’i blejë deri në katër bileta.

“Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj. Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Shpërndaje në: