Dalin pamje nga kapja e 300 kg drogë që transportohej nga Shqipëria në Serbi

Dalin pamje nga kapja e 300 kg drogë që transportohej nga Shqipëria në Serbi

Ministria e Brendshme e Serbisë ka publikuar një video të arrestimit spektakolar të një grupi që kontrabandonte marihuanë nga Shqipëria.

Siç shkruajnë mediat serbe, të dyshuarit janë arrestuar gjatë tentativës për ta dorëzuar marihuanën, të cilën e kanë transportuar me furgon në rrugën ndërmjet Tërnocit të Madh dhe një fshati tjetër.

Gjatë kontrollit në lokalet dhe automjetet që ata i përdornin u gjetën 87 pako me marihuanë, të përgatitura për shitje të mëtejshme.

Lënda narkotike thuhet se vinte nga Shqipëria në drejtim të Serbisë.

Sipas mediave serbe, në pranga kanë rënë EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).

ediave serbe, në pranga kanë rënë EN (1972), MA (1987), FL (1993), BS (1982) dhe AT (1953).

 

Shpërndaje në: