Dalin pamje nga vendi ku u plagosën dy persona në Prishtinë

Dalin pamje nga vendi ku u plagosën dy persona në Prishtinë

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, gjatë mbrëmjes së të premtes.

Lajmin  e ka konfirmuar shefi i ndërrimit në Qendrën Emergjente në QKUK, Naser Syla.

“Dy persona kanë mbetur të plagosur nga arma e zjarrit dhe janë duke marrë tretman mjekësor në Qendrën Emergjente. Ata janë pranuar para 15 minutash”, ka njoftuar ai.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes. Në video shihet një person i shtrirë në tokë, ndërkohë një dëshmitar ka thënë se dorasi ka ikur nga vendi i ngjarjes.

 

 

 

 

Shpërndaje në: