Dalin pamjet: Kapen 520 kilogramë marihuanë në Serbi, pretendojn se ka hyrë nga Kosova

Dalin pamjet: Kapen 520 kilogramë marihuanë në Serbi, pretendojn se ka hyrë nga Kosova

134 pako me 520 kilogramë marihuanë raporotohet të jenë kapur sot në Nish në një operacion të policisë serbe. Qeveria atje, pretendon se droga ka hyrë nga Kosova.

Kjo është bërë e ditur nga një njoftim i Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ku thuhet se droga ka hyrë nga Kosova dhe pritej që të shitej në qytetet serbe.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe ministri Aleksandar Vulin, i cili e quajti këtë “fitore” të policisë serbe.

“Sa të jetë Vuçiqi president dhe unë ministër, Serbia nuk do të legalizojë marihuanën”, tha ai.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse droga ka shkuar realisht nga Kosova, apo nga ndonjë vend tjetër.

Shpërndaje në: