Dalin pamjet nga këndi i ri që tregojnë se Vardy qëllimisht e shqelmoi brutalisht Mustafin në fytyrë

Dalin pamjet nga këndi i ri që tregojnë se Vardy qëllimisht e shqelmoi brutalisht Mustafin në fytyrë

Mikel Arteta ishte i frustruar pse Jamie Vardy nuk u përjashtua në pjesën e parë të barazimit 1-1 të Arsenalit me Leicester Cityn, të martën.

Vardy e shqelmoi Shkodran Mustafin në fytyrë me thembër, por incidenti nuk u rishikua nga VAR, transmeton Periskopi.

Arsenali po udhëhiqte 1-0 në këtë moment, por ishte pikërisht Vardy ai që barazoi për Leicesterin në përballjen kontraverse në “Emirates”, transmeton Periskopi.

Eddie Nketiah i Arsenalit u përjashtua direkt me të kuq pasi VAR e rishikoi ndërhyrjen e tij në James Justin.

Pastaj, në minutën e 84-t, Vardy balancoi gjërat kur konvertoi korsimin e Demarai Gray, edhe pse fansat e Arsenalit u ankuan se anlgezi ishte në pozitë jashtë loje.

Image

Sidoqoftë, pamje të reja nga incidenti janë publikuar dhe fansat janë të bindur se Vardy me qëllim shqelmoi Mustafin.

“Nuk mund të më thuash se nuk ka qëllim këtu. Tri ndeshje pezullim për sjellje të dhunshme,” shkroi një fans. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: