Dalin pamjet nga prapaskenat e meçit të Florian Marku: U inspirua nga kënga rrëqethëse e UÇPMB-së

Dalin pamjet nga prapaskenat e meçit të Florian Marku: U inspirua nga kënga rrëqethëse e UÇPMB-së

Florian Marku tregoi paraqitje impresive së fundmi për ta mposhtur Rylan Charltonin në kategorinë e lehtë në ‘Wembley’.

Marku dominoi bindshëm deri në rundin e dhjetë, kur ekipi i Charltonit eventualisht u detyrua ta hidhte peshqirin në ring pasi boksieri i tyre mezi qëndronte në këmbë, shkruan Periskopi.

Pas meçit, Marku potencoi se është i gatshëm të ndeshet me këdo që i jepet mundësia, duke i shpallur luftë edhe boksierit të pamposhtur Conor Benn, i cili ka një bilanc 17-0.

E në videon që është publikuar sot në llogarinë zyrtare të Florian Markut në YouTube janë zbuluar prapaskenat e meçit të tij me Charltonin.

Në prapavijë të pamjeve dëgjohet kënga legjendare e UÇPMB-së, derisa në fund edhe vetë Marku shihet duke e kënduar.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: