Dalin pamjet: Organizuan pritë për komandot ruse, ukrainasit vrasin gjashtë oficerë dhe pesë ushtarë

Periskopi.com Lajme

Ky është momenti kur gjashtë pjesëtarë të komandove ruse, vriten në një pritë të organizuar nga ukrainasit.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin dy vetura që transportonin oficerë të rangut të lartë që ishin nisur për një takim – kur befasisht goditen nga predhat anti-tank.

Videoja është realizuar në vijën e frontit në Donbas në afërsi të Avdiivka, ku shihet vetura e parë sesi hidhet në erë dhe e dyta rrokulliset nga detonimi dhe dëshira për të shmangur goditjen me predhë.

Videoja është postuar sot nga Asntaonly Shtefan, që është kolonel në forcat e armatosura të Ukrainës. Shtefan thotë se sulmi është kryer në një lokacion të panjohur nga brigada e 56-të e ushtrisë ukrainase.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, brigada e 56-të e motorizuar është duke vepruar në periferi të Avdiivka, dhe është stacionuar prej kohës disa milje larg vendit që kontrollohet nga rusët – pra Donetsku.

“Gjashtë komando ruse dhe pesë ushtarë janë vrarë”, ka shkruar Shtefan. /Telegrafi/