Dalin pamjet tronditëse të ish-zyrtarit policor që u vra mbrëmë (Foto)

Dalin pamjet tronditëse të ish-zyrtarit policor që u vra mbrëmë (Foto)

Artan Cuku, ish-zyrtar i Policisë së Shtetit me mjaft detyra drejtuese në karrierën e tij është ekzekutuar mbrëmë rreth orës 20:00 në hyrje të pallatit ku jetonte, ndërsa sapo ishte ndarë më familjen.

“BW” jep foton e momentit të parë të viktimës shtrirë para ashensorit. Përmbys me duart e shtrira, është pamja rrëqethëse ndërsa pranë trupit të viktimës një rrëke gjaku.

Artan Cuku është qëlluar 5 herë, 4 plumba i janë zbrazur në gjoks dhe një në kokë.

Një prej atentatorëve e ka pritur në hyrje të pallatit dhe tjetri ka qenë i fshehur brenda, ky dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor që ka qëlluar mbi Cukun duke e lënë të vrarë.

Plumbi në kokë ka qenë fatal, pasi sipas dëshmive për gazetaren Bezat, pas këtij plumbi, ish-zyrtari i policisë është shembur përtokë. Në mur janë ende të freskëta edhe gjurmët e plumbave.

Shpërndaje në: