Dalin rastet e reja: Numri i rasteve aktive shkon gati në një mijë

Dalin rastet e reja: Numri i rasteve aktive shkon gati në një mijë

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin e fundit 24 orësh të pandemisë.

Edhe 144 raste të reja aktive janë raportuar përgjatë këtij intervali kohor, duke shënuar kësisoj një numër prej katër ditësh rresht me shifra treshifrore.

Për fat të mirë, asnjë qytetar nuk ka vdekur nga pandemia.

Ajo çka e bën edhe më shqetësuese, është se numri it estimeve nuk ka qenë aq i lartë.

Për shkak të numrit dukshëm më të vogël të të shëruarve në raport me të infektuarit, numri i rasteve aktive është bërë gati një mijë [997].

Të dhënat:

07 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Nga 3.908 testime, 144 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.121.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 997.

Shpërndaje në: