Dalin rezultatet e testeve për koronavirus te Drita

Dalin rezultatet e testeve për koronavirus te Drita

Klubi Futbollistik “Drita” ka marrë rezultatet e testeve për “COVID-19” të kryer ditë më parë, teksa të gjithë futbollistët kanë rezultuar negativ.

Lajmin për Gazetën “Sheshi” e ka konfirmuar drejtori gjeneral i klubi gjilanas, Feti Murseli, i cili ka deklaruar se në orët e vona të mbrëmjes janë njoftuar se gjithë futbollistët, duke përfshirë edhe stafin dhe pjesën drejtuese të ekipit kanë rezultuar negativ.

Kujtojmë që para pak ditësh, Izair Emini, futbollist i kësaj skuadre, pas testeve të bëra në Maqedoni, kishte rezultuar pozitiv me Covid-19.

‘Bardhekaltërit’ marrin kështu konfirmimin për t’i vijuar seancat stërvitore në prag të rifillimit të edicionit 2019/20”.

Shpërndaje në: