Dalin të dhënat: Garë e ashpër VV, LDK dhe PDK në nivel vendi, rritje e frikshme edhe nga AAK

Dalin të dhënat: Garë e ashpër VV, LDK dhe PDK në nivel vendi, rritje e frikshme edhe nga AAK

Dje janë mbajtur Zgjedhjet Lokale nëpër të gjitha komunat e Kosovës që kaluan pa incidente dhe prodhuan një sukses tjetër demokratik për vendin tonë. Por, sa të forta do të jenë partitë tona politike në Kuvendet Komunale?

Vetëvendosje mund t’i ketë pasur 438 mijë vota në zgjedhjet e 14 shkurtit që u tubuan për t’i ulur 57 a 8 deputetë Albin Kurtit në Kuvendin e Kosovës. Për më shumë shihni dallimin e madh mes dy grafikoneve të mëposhtme, njëri nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit e tjetri nga ato nacionale të 14 shkurtit.

Por, në bazë të të dhënave të KQZ deri tash, kjo parti ka marrë 280 mijë vota më pak se në ato zgjedhje të jashtëzakonshme.

E vetmja parti që ka shënuar rritje në raport me zgjedhjet e 14 shkurtit ka qenë Lidhja Demokratike e Kosovës [LDK]. Partia që tashmë udhëhiqej nga Isa Mustafa kishte marrë 110 mijë e 985 vota, ndërsa tash i ka marrë 152 mijë e 233 ose 41 mijë e 248 vota më shumë, raporton Periskopi.

Edhe PDK është rritur por vetëm për 436 vota në raport me zgjedhjet e 14 shkurtit.

AAK po ashtu ka shënuar rritje të konsiderueshme duke u ngritur nga 62 mijë e 111 në 82 mijë e 236.

Nisma duket se nuk do të ketë kurrfarë shpresash për pragun prej 5 për qind në zgjedhjet e ardhshme, ashtu si AKR-ja.

Ndërkohë që Lista Serbe ka marrë mbi 51 mijë vota në këto zgjedhje, ose 7 mijë më shumë se për 14 shkurt.

Nuk dihet nëse kjo do të pasqyrojë një matës të mirë të asaj se çka do të ndodhte nëse zgjedhjet nacionale do të mbaheshin nesër. Asnjë parti opozitare deri tash nuk i ka kërkuar dorëheqjen kryeministrit Kurti bazuar në performancën katastrofale në zgjedhje. /Periskopi

Shpërndaje në: