Dallaveret në Ministrinë e Bujqësisë, fermeri tregon se si iu kërkua përqindje në marrjen e një granti

Dallaveret në Ministrinë e Bujqësisë, fermeri tregon se si iu kërkua përqindje në marrjen e një granti

Një fermer kosovar, i cili ka dashur të rrijë anonim, në një lidhje direkte në Debat Plus ka treguar se si një kompani ia ka kërkuar 10 për qindëshin, vetëm e vetëm ta ketë një grand të sigurt nga Ministria e Bujqësisë, transmeton Periskopi.

‘’Unë kam pasë një hektar mjedër në fshatin tim edhe kam dashtë me marr grand edhe dy hektarë tjerë prej Ministrisë së Bujqësisë. Kam shku në zyret  ne Prishtinë, afërr postës së madhe  edhe ma kanë kyp 10 për qindëshihn e grandit edhe më kanë thënë se e kam të sigurt nëse  e jap vlerën e 10 përqindëshit. Kam harru emrin e kompanisë që ma ka kërku atë, se ka qenë para 4 viteve’’;, ka deklaruar ai.

Dje pati arrestime të shumta për ryshfet nga zyrtarë të Ministrisë së Bujqësisë./PERISKOPI/

Shpërndaje në: