Dallim i konsiderueshëm në vlerë mes Kosovës dhe Greqisë

Dallim i konsiderueshëm në vlerë mes Kosovës dhe Greqisë

Kosova sonte e mbyll kampanjën e dytë kualifikuese për Kupën e Botës.

“Dardanët” në Athinë përballen me Greqinë në ndeshjen e fundit të kësaj faze, dhe në këtë ndeshje futen duke mbajtur pozitën e fundit në tabelë.

E vetmja rrugë për të shmangur pozitën e fundit është një fitore me +katër gola

Edhe Greqia njësoj sikur Kosova nuk ka gjasa për kualifikim në Kampionatin Botëror.

Sipas Transfermarkt, Greqia vlerësohet me 100.6 milionë euro, kurse “Dardanët” vlerësohen me 66.1 milionë.

Lojtari më i vlefshëm i Greqisë është Tzolis me 12 milionë euro, kurse më i vlefshmi te Kosova është Amir Rrahmani me 16 milionë. /Periskopi/

Shpërndaje në: