Dallku tregon se kur do të ritestohet Prishtina për COVID-19

Dallku tregon se kur do të ritestohet Prishtina për COVID-19

Sot (e diel) është hedhur shorti në Nyon të Zvicrës për garat para-kualifikuese dhe kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës.

Klubet nga Kosova kanë nisur kampanjën e tyre për të plotësuar ëndrrën drejt garave elitare ekipore të Evropës.

Kampioni i Superligës, Drita ishte klubi i parë shqiptar që nisi me ndeshjet para-kualifikuese, ku fitoi 2-1 ndaj Inter Escaldes të Andorrës.

Me këtë fitore, “Intelektualët” kaluan në finale të fazës para-kualifikuese për Ligën e Kampionëve, ku do të ndeshen me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfield.

Nga Kosova në garat evropiane, por në para-kualifikueset e Ligës së Kampionëve do të luajnë edhe fituesi i Kupës së Kosovës, Prishtina dhe nën-kampioni Gjilani.

Prishtina tashmë ka nisur përgatitjet para ndeshjes me Lincoln Red Imps, derisa pas rasteve pozitive me COVID-19 te skuadra kryeqytetase, kryetrajneri Armend Dallku ka thënë se gjendja e tyre është e mirë.

“Futbollistët dhe anëtarët e stafit që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 janë izoluar dhe gjendja e tyre është shumë e mirë. Presim që të martën të ritestohen, të dalin negativ dhe të na bashkohen”, ka thënë Dallku në “Sports Show”, përcjell “Zeri.info”.

“Ne jemi testuar me vetë iniciativë dhe kemi bërë një gjë të mirë. Nuk kemi ndonjë futbollistë tjetër që është ankuar”, tregoi trajneri vushtrrias.

“Do të na paraqes mjaft problemi në Gjibraltar, shpresonim të luanim në shtëpi, por tashmë është hedhur shorti. Do të bëjmë çmos të përgatitemi sa më mirë. Ende s’e dijmë kur do të pajisemi me viza, kjo është kokëdhimbje për ne si staf. Ndaj Lincolnit nuk frikësohemi dhe do të shkojmë me fitore”, shtoi ai.

Shpërndaje në: