Dani Alves ka treguar një storie brilante të Messit duke dominuar në stërvitje me lidhëset e zgjidhura

Dani Alves ka treguar një storie brilante të Messit duke dominuar në stërvitje me lidhëset e zgjidhura

Dani Alves kompletoi transferimin te Barcelona javën e kaluar.

Legjenda braziliane, i cili bëri 391 paraqitje për Barçën mes viteve 2008-2016, nënshkroi me katalunasit si transfer i lirë pasi u largua nga Sao Paulo në shtator.

Alves mori pjesë në stërvitjen e parë të klubit pas rikthimit, të hënën.

Natyrisht, Alves nuk pati punë me Lionel Messin më në stërvitje, pasi ky i fundit u transferua te PSG.

Dhe gjykuar nga komentet e tij të mëhershme, 38-vjeçari mund të jetë ndier i shliruar që nuk pati punë ta ndalte Messin në stërvitje.

Kjo pasi në vitin 2017, Alves tregoi një storie brilante të Messit duke dominuar lojtarët e Barcës në stërvitje derisa i kishte lidhëset e këpucëve të zgjidhura.

“Më kujtohet gjatë një seance stërvitore, Messi po bënte gjëra me topin në këmbët e tij që sfidonin logjikën”, ka shkruar Alves në Tribunën e Lojtarëve.

“Sigurisht, këtë bënte çdo ditë.

“Vetëm këtë herë, diçka ishte ndryshe. Tani, më duhet t’ju kujtoj, ky ishte një seancë stërvitore jashtëzakonisht intensive. Ne nuk po ngatërroheshim.

“Messi po driblonte përmes mbrojtjes dhe po përfundonte si vrasës. Dhe më pas ndërsa ai po kalonte me vrap përpara meje, unë shikoj nga poshtë këpucët e tij dhe po mendoj me vete: “A është kjo një shaka?”

“Ai vjen përsëri duke vrapuar, dhe unë mendoj, “Jo, është e pamundur”. Ai kalon përsëri duke vrapuar, dhe tani jam i sigurt për atë që po shoh.

“Ky djalosh po luan kundër mbrojtësve më të mirë në botë, thjesht lundron nëpër fushë dhe po sillet sikur të ishte një e diel në park.

“Ai ishte momenti kur e dija se nuk do të luaja më kurrë me dikë si ai në jetën time”.

Është pothuajse e pamundur të luash futboll me lidhëse këpucësh.

Por Messi nuk kishte asnjë problem. Ai ende arriti të turpëronte disa nga lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të me lehtësi të dukshme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: