Daniel Sturridge mund të përfundojë te klubi befasues nga Serie A

Daniel Sturridge mund të përfundojë te klubi befasues nga Serie A

Atalanta është në mesin e klubeve që thuhet se i kanë ofruar një kontratë agjentit të lirë, Daniel Sturridge.

Ai mbush 30-vjet muajin e ardhshëm dhe është i disponueshëm pasi i skadoi marrëveshja me Liverpoolin, transmeton Periskopi.

Sipas “The Times”, Atalanta janë në mesin e klubeve të cilat janë të gatshme të bëjnë lëvizje për anglezin.

“Calciomercato.it” raporton se klubi italian i ka ofruar pagë vjetore prej 1.4 milion eurove në vit plus bonuset.

Mirëpo, lojtari thuhet se kërkon 3 milionë në vit dhe ai ka një ofertë superiore nga Fenerbahce, por Atalanta do të marrë pjesë në Champions League për herë të parë në histori.

“Orobici” përfundoi në vendin e tretë në Serie A fushatën e kaluar dhe arriti deri në finale të Coppa Italia.

Klubet tjera që thuhet se po interesohen për Sturridgen janë Bologna, Real Betis, Leganes, Real Valladolid, DC United, Philadelphia Union, Olympique Marseille dhe Eintracht Frankfurt. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: