Danimarka e Kanada i japin fund “Luftës së Uiskit”

Danimarka e Kanada i japin fund “Luftës së Uiskit”

Pas gati gjysmë dekade, Danimarka dhe Kanada kanë zgjidhur mosmarrëveshjen për pronësinë e ishullit të pabanuar Hans në Arktik, duke i dhënë fund kështu “Luftës së Uiskit”.

Mosmarrëveshja për ishullin u ngrit pas fillimit të negociatave në 1971 mbi mosmarrëveshjen në Detin Ners, i cili ndan Kanadanë dhe territorin autonom danez të Grenlandës, raporton BBC.

Një marrëveshje për kufirin në det u arrit në vitin 1973, por gjatë negociatave të dyja palët pretenduan të drejtën e ishujve. Sipas ligjit ndërkombëtar, Danimarka dhe Kanadaja ishin në gjendje ta bënin këtë, kështu që u ra dakord që mosmarrëveshja për ishullin Hans të zgjidhej më vonë.

Megjithatë, në vitin 1984, Kanadaja dërgoi një ushtri në ishuj, e cila ngriti flamurin kanadez dhe la një shishe uiski kanadez përpara se të largohej.

Disa javë më vonë, ministri danez i çështjeve të Grenlandës shkoi në ishuj dhe zëvendësoi flamurin e Kanadasë me atë danez, duke lënë një shishe me ujë nga Kopenhaga. Ministrja ka lënë edhe një mesazh ku shkruhej “Mirë se vini në ishullin danez”. Kështu filloi “Lufta e Uiskit”.

Gjatë 49 vjetëve të fundit, disa ekspedita nga Otava dhe Kopenhaga kanë shkuar në ishullin Hans për të valëvitur flamurin e vendit të tyre dhe për të lënë një shishe me pije kombëtare.

Në vitin 2018, Danimarka dhe Kanada vendosën të formojnë një grup të përbashkët pune për të zgjidhur mosmarrëveshjen prej dekadash. Tani zyrtarët e të dy vendeve kanë rënë dakord që të ndajnë afërsisht ishujt e Hans në gjysmë.

Ministria e Jashtme daneze njoftoi se marrëveshja mes dy vendeve do të nënshkruhet pas konfirmimit në parlamentet e dy vendeve. Sipas marrëveshjes, ishulli Hans do të ndahet sipas hendekut në sipërfaqen e tij.

Kur të nënshkruhet marrëveshja, Kanadaja dhe Danimarka do të kenë kufirin detar më të gjatë në botë – 3.882 kilometra.

Shpërndaje në: