Danimarka me fanella të veçanta në Kupën e Botës, përcjellin mesazh të fuqishëm për Katarin

Danimarka me fanella të veçanta në Kupën e Botës, përcjellin mesazh të fuqishëm për Katarin

Hummel, sponsor i pajisjeve të skuadrës daneze, ka prezantuar këtë të mërkurë fanellat me të cilat skuadra nordike do të luajë në Botërorin 2022.

Fanellat do të jenë një mjet proteste nga Hummel drejt Katarit, duke shpjeguar se kryesorja, në nuancat e së kuqes, do të prezantojë të gjitha simbolet e së njëjtës ngjyrë:

“Nuk duam të jemi të dukshëm gjatë një turneu që kushtoi mijëra jetë njerëzish”, thuhet në postimin e Hummel, duke iu referuar disa vdekjeve për shkak të kushteve të pasigurta në punimet e stadiumeve.

Fanella e dytë do të jetë krejtësisht e zezë, “ngjyra e zisë”, pasi Hummel dëshiron të bëjë një solidarizim “mbi të drejtat e njeriut dhe trajtimin e punëtorëve migrantë që ndërtuan stadiumet e Kupës së Botës”.

Shpërndaje në: