Dardan Gashi: Çka duhej Njësia Speciale në Veri? Kurti ra në kurth

Dardan Gashi: Çka duhej Njësia Speciale në Veri? Kurti ra në kurth

Në emisionin Debat Plus në TV Dukagjin ka vazhduar debati për krizën në veri të vendit pas aksionit policor për të zbatuar reciprocitetin e targave.

Analisti i mirënjohur Dardan Gashi ka vënë në pikëpyetje organizimin e aksionit.

“Nuk e kom pa të arsyeshme, e pesta ditë sot, pse duhej të shkonte Njësia Speciale në veri. Prej demonstrimit të forcës prej kryeministrit, u shndërru në kurth për kryeministrin.” – u shpreh z. Gashi, përcjell Periskopi.

Ai deklaroi se për targat do të kryente punë thjesht policia e Kosovës.

“Deri sot, përveç dështim nuk mun i thu kurrgjo tjetër,” – vazhdoi më tej Gashi.

Shpërndaje në: