Dardan Islami përplaset me zyrtarë të LDK’së live në emision, largohet nga studio (Foto)
Në emisionin “Debat D Plus” në RTV Dukagjini, po flitet për pritjet e Lidhjes Demokratike të Kosovës në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, shkruan Periskopi.
Gjatë emisionit një debat i ashpër u zhvillua mes Sokol Havollit e Visar Berishës nga LDK me analistin Dardan Islami.
Islami po akuzonte LDK’në për qeverisjen e mëparshme në Prishtinë, ndërsa zyrtarë të LDK’së tërë debatin po e orientonin tek qeverisja 4 vjecare e Shpendit Ahmetit të Vetëvendosjes.
Pas asaj përplasje verbale, Ismali u largua nga studio.
Në anën tjetër, debati në studio po vazhdon mes Havollit e Berishës dhe analistit Imer Mushkolaj./Periskopi
Në videon e mëposhtme gjeni ‘live’ debatin i cili po zhvillohet aktualisht si dhe momentin kur Islami lëshoi studion.
https://www.youtube.com/watch?v=b8vouKs7YQ0




