Dardan Molliqaj në protestë: Qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i gabuar

Dardan Molliqaj në protestë: Qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i gabuar

Është duke u mbajtur protesta e veteranëve të UÇK-së para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës për të shprehur kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e Projektligji për rritjen e pagës minimale por që lë jashtë rritjes pensionet e tyre.

Në protestë po marrin pjesë edhe nga Partia Socialdemokrate (PSD).

Në pamje shihet se aty është edhe kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, i cili është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës.

“Është vendim i padrejtë dhe i shëmtuar. I padrejt sepse i ka përjashtuar veteranët nga lidhja e pensionit të tyre me pagën minimale. Në mes të leximit të parë dhe të dytë ne kërkojmë që qeveria të tërhiqet nga qëndrimi i tyre i gabuar” – tha Molliqaj.

Ndaj tij, dje gjykata ka lëshuar urdhërarrest.

Janë qindra veteranë që po protestojnë në hyrje të oborrit të Kuvendit. Ndërkohë, është mobilizuar edhe Policia, pjesëtarët e së cilës po qëndrojnë në oborrin dhe ndërtesën e Kuvendit.

Shpërndaje në: