Dardan Sejdiu pas skandalit me vaksinat: Sa ishim në Vetëvendosje ia publikuam kontratat Thaçit

Dardan Sejdiu pas skandalit me vaksinat: Sa ishim në Vetëvendosje ia publikuam kontratat Thaçit

Analisti Dardan Sejdiu ka reaguar për skandalin e fundit të publikuar në media lidhur me vaksinat.

Sejdiu ka treguar sheMbuj se si kishin vepruar sa kishte qenë pjesë e VV e PSD, ku për mbrijetjne e interest publik kishin publikuar kontrata të ndryshme, dhe se për të njëjtat kishte marrur informacione nga zyrtarë shtetërorë.

Sipas Sejdiut , interesi publik duhet të jetë kryefjala e diskutimit public

Postimi:

 

Gjatë angazhimit tim në subjekte politike VV dhe PSD kam qenë aktiv në mbrojtjen e interesit publik dhe kam bërë beteja publike kundër kontratave që pushtetet e kaluara kishin bërë me kompani private!

Kemi publikuar kontratën e Qeverisë Thaçi me Bechtel Enka, kemi luftuar privatizimin e KEDS dhe kemi publikuar fakte e dokumente, kam inicuar interpelanca e hetime për kontratën me Contour Global!

Në krejt këto raste kam pas informacione nga zyrtar të ndryshëm shtetëror të cilët kanë qenë të bindur sikur unë e shumë të tjerë që duhet mbrojtur interesin publik!

Edhe tash, interesi publik duhet të jetë kryefjala e diskutimit publik!

Shpërndaje në: